Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11,123 të infektuar dje/ Franca merr masat e ashpra të reja!

11,123 të infektuar dje/ Franca merr masat e ashpra të reja!

11,123 të infektuar janë regjistruar në Francë të dielën, duke bërë që shifrat të kapërcejnë në një situatë të frikshme.

Nisur nga rastet e raja, Presidenti Emmanuel Macron, ka lajmëruar masat e reja.

Kështu, duke nisur nga kjo e hënë, Parisi mbyll baret në orën 22:00, kufizon tubimet në dhjetë vetë dhe i bën maskat të detyrueshme në ambientet e jashtme, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të të infektuarve.

Palestrat, dasmat dhe mbledhjet e tjera shoqërore do të ndikohen nga rregulla të reja që pritet të bëhen publike në vijim.

Franca është duke përjetuar një valë të dytë të koronavirusit, ndërsa qeveria është duke u përpjekur që t'i shpëtojë një mbyllje të dytë./ I.M-Dritare.net