Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi!
E Hënë 6 Dhjetor 2021, 08:08
Dritare.net
Një krim i rëndë ka ndoshur në një familje shqiptare në Greqi. Shqiptari ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rende u regjistrua ne oret e para te mengjesit ne Blaxioti, Lakonia. Sipas ERT1, një 40-vjeçar ka mbytur me duart e tij bashkëshorten në Vlachiotis të Lakonisë. Sipas raportit, një shtetas shqiptar 40-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë. Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja./M.T/dritare.net