Ngjarje e rëndë/ 15-vjeçarja vdes gjatë operacionit, mjeku tenton të vetëvritet

Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat ne Tiran. Një 15­vjeçare ka ndërruar jete gjatë operacionit dhe me pas mjeku anestezist ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në një spital privat në kryeqytet. Mesohet se mjeku anestezist 53­vjeçar tentoi vetëvrasjen pas ngjarjes. Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15­vjeçares.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe. Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

LEXO DHE :  Një grusht studentësh nxorrën në shesh 250 mijë protestues në Çeki kundër kryeministrit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.