Ngadalësimi i iPhone/ Prokuroria e Parisit hap hetim për Apple, ja sa vite burg rrezikojnë drejtuesit!
E Hënë 8 Janar 2018, 23:11
Dritare.net
“Mashtrim” dhe “vjetërsim të planifikuar” është akuza që mund të përballet “Apple”.
Dosja mbështete në ankesën e paraqitur më 27 dhjetor nga shoqata “Stop për vjetërsimin e planifikuar”.
Ligji francez, thotë se çdo kompani që qëllimisht shkurton jetën e produkteve të saj mund të dënohet me gjobë deri në 5% të shitjeve të saj vjetore, ndërsa drejtuesit rrezikojnë deri në dy vjet burgim./ I.M-Dritare.net