Ngacmimet seksuale/ Kevin Spacey i House of Cards paraqitet para Gjykatës
E Hënë 7 Janar 2019, 20:08
Dritare.net
Spacey, është duke u përballur me disa akuza, që i janë bërë në 2016 për ngacmim sekaual të një adoleshenti në një klub të qytetit Nantucket.
Aktori i njohur i serisë televizive “House of Cards”, fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat.
Spacey është akuzuar nga një ish-folëse e një televizioni, Heather Unruh, se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.
Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, mund të përballet me 5 vjet burgim./ I.M-Dritare.net