Nga plaku i çmendur tek trashaluqi i shkurtër, Trump e Kim nënshkruajnë një marrëveshje
E Martë 12 Qershor 2018, 08:08
Dritare.net
Trump e kishte quajtur dikur Kimin, “trashalluq i shkurtër”, ndërsa ky i fundit ia kishte kthyer me “plak i çmendur:
Por, takimi në Singapor duket se ka ulur gjakrat, dhe Trump e Kim kanë nënshkruar një dokument, përmbajtja e të cilit ende nuk dihet.
"Ne do të largohemi nga e kaluara, ne do të nënshkruajmë këtë dokument historik. Bota do të shohë një ndryshim të madh.",-tha Kim, shruan Dritare.net.
Ajo që është bërë e ditur deri më tani është se, denuklearizimi i Koresë së veriut do të fillojë menjëherë.
Denuklearizimi , do të sillte një paqe për botën dhe qetësi në gadishullin Korean./ I.M-Dritare.net