
Nga maja më e lartë në Shqipëri, Meta: Kam energji të reja për të kaluar çdo pengesë
E Premte 30 Gusht 2019, 11:11
Dritare.net

"Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë. Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!", shkroi Meta.
Presidenti, në çdo postim të tij, nuk lë rast që edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, t'i dërgojë një mesazh kundërshtarëve të tij politikë./L.F-dritare.net

















