Nga këngëtare, në vlogere në Youtube. Tani mund të gatuajmë me Nertila Kokën!
E Diel 17 Shkurt 2019, 18:06
Dritare.net
“Le të gatuajmë me Nertila Koka”, quhet edhe kanali i këngëtares në youtube dhe të gjithë do të kemi mundësi të shijojmë recetat e saj fantastike.
Për momentin mund të mësoni nga Nertila se, si gatuhet buka,
apo supa e peshkut!
Nertila Koka mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja e bëri debutimin e saj të parë në moshën 17-vjeçare kur mori pjesë në Koncertin e Pranverës. Ajo u shkëput nga skena që në vitin 1991 dhe tani jeton së bashku me familjen e saj në Suedi.
Së fundmi Nertila ka vendosur të kthehet dhe jo me këngë, por me gatim. /K.C/dritare.net