Nga Anglia në Klos për të thyer zyrat e KZAZ, policia nxjerr shifrat e të arrestuarve: 12 në pranga

Policia e shteti ka nxjerrë informacionin në lidhje me arrestimet, shoqërimet dhe procedimet në lidhje me sulmet ndaj KZAZ-ve në Burrel dhe Klos, ku u thyen zyrat dhe u shkatërruan materialet zgjedhore.

Sipas informacioneve deri tani janë arrestuar 9 persona, 12 janë shpallur në kërkim dhe për 24 persona ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Ndërkohë mes 9 të arrestuarëve janë edhe 4 persona të cilët punojnë në Bashkitë e Burrelit dhe Klosit, përkatësisht: M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel), I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos), M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos) dhe R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

Ajo që të bën përshtypje në njoftimin e policisë është edhe arrestimi i një 46-vjeçari i cili jetonte në Britaninë e Madhe por që ka qenë pjesë e personave që dogjën materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 17 në Klos.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të  personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

  1. D., 21 vjeç, banues në Burrel
LEXO DHE :  Pse mishi i pulës është aq i dëmshëm sa mishi i kuq?

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

  1. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).
  2. T., 49 vjeç, banues në Klos
  3. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
  4. Gj., 62 vjeç, banues në Klos
  5. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)
  6. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).
  7. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:

  1. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”,  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”./e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.