Neymr s’ka punë me Realin, kërkon vetëm Barcelonën
E Diel 18 Gusht 2019, 17:05
Dritare.net
Vijon ende të jetë në qendër të vëmendjes lojtari i PSG, Neymar i cili tanimë ka vendosur që të tranferohet nga Parisi.
Duket se pikëpyetjet për të ardhmen e Neymar, do të vazhdojnë deri në fund të sezonit.
Pas tij janë vënë shumë skuadra në Europë, përfshirë Juventusin, Barcelonën apo Realin e Madridit.
Vetë braziliani kërkon që të rikthehet në Spanjë aty ku ëndërr e tij është Barcelona.
Pavarësisht kërkesës së Realit, Nejmar duket se kërkon vetëm Barcelonën dhe diçka të tillë ua ka bërë të qartë edhe agjentëve të tij./ I.M-Dritare.net