Neymar në lot kur kujton Barcelonën: Ja çfarë më tha Messi kur unë kisha nevojë!

Në një intervistë për mediat Braziliane, ylli i PSG, Neymar ka folur për ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Neyar ka folur edhe për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka qenë shok i tij për 4 vite me radhë.

Neymar nuk i ka përbajtur lotët, teksa ka folur për Messin.

“Sinqerisht, është e vështirë, shumë e vështirë për mua që të flas për Messin. Ai ishte shumë i veçantë për mua në Barcelonë, e them këtë për të gjithë. Në momentin kur më duhej mbështetja më e madhe, lojtari më i mirë në botë mbërriti dhe më dha një dorë. Ai më tha: Eja, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!”-tha Neymar.

LEXO DHE :  Turizmi low cost, si t’i ngremë çmimin Atdheut!

Neymar shpjegoi më tej se me mbërritjen e tij te Barcelona Messi e këshilloi të mos ishte i turpshëm dhe të mos kishte frikë prej atij dhe askujt në klub./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.