Dritare.net ju sjell historinë e Rune Sovndahl , i cili bashkë me mikun e tij, Anton Skarlatov, themeluan shtëpinë e shërbimit “Fantastic Service”.
Në vitin 2009, Sovndahl dhe Anton Skarlatov, hapën ‘Fantastic Service”, në Britani të madhe, dhe dy vite më parë nga ranikimet e larta ku ndodhej, kompania pësoi një rënie të menjëhershme.
Çfarë kishte ndodhur? Sovndahl dyshonte se dikush fshihej pas kësaj, dhe madje ai kishte marrë një mesash në Facebook, ku i kishin thënë “ do ta bëj websitin tënd të bjerë”.
“Është punë xhelozie, tha ai, sepse ne kemi 100 makina në rrugë, ndërsa ata asnjë”.
Ndërsa ky kërcënim kaloi shpejt, 43 vjeçare tha se mori një mësim prej tij,”Unë mendoj se nëse një sipërmarrës arrin lart, dikush do të bëhet xheloz.
“Fantastic Service”, është një kompani që ofron 25 shërbime shtëpiake si pastrim, kopshtarizim, etj.
Sovndahl e kishte parë nevojën një biznesi të tillë dhe Skarlatov i tha se ai mund ta ndihmonte , sepse menaxhonte biznesin e një shoku të tij. Por, pasi e panë sesi ishte organizuar biznesi që Skarlatov i tregoi Sovndahl, ata kuptuan se asgjë nuk ishte marrë seriozisht dhe mungonte organizimi.
Të etur për të mbizotëruar vetë në treg, të dy shtuan para nga kursimet e tyre dhe disa muaj më vonë ata nisën biznesin. Për Sovndahl fillimi ishte një kaos.
Ai tregon sesi në fillim kishin blerë pajisje që as nuk e dini se për çfarë përdoreshin, dhe kishin aq shumë kërkesë saqë nuk dinin si t’i menaxhonin. Por ngadalë ata filluan t’ja merrnin dorën.
Modeli i “Fantastic Service” ishte ndryshe, ishte një model ekskluziv.
“Ne kishim shërbime ekskluzive, dhe punonjësit janë të verifikuar, kontrolluar dhe trajnuar. Sepse ne e duam cilësinë”, thotë Sovndahl.
“Fantastic Service” ofron shërbim në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, përfshirë Liverpoolin dhe Oksfordin.
Shpenzimet për shërbimet varijojnë nga 12 paund deri në 150 paund, për pastrime të vështira, megjithatë jo gjithçka është e përcaktuar fiks.
Biznesi ndodhet në qendër të Londrës dhe kryen mesatarisht 40 mijë shërbime në muaj, dhe të ardhurat totale për një vit, shkojnë në 10 milionë paund, ndërsa fitimet 44 mijë paund.
“Fitimet janë të ulëta, thotë Sovndahl, sepse ne kemi investuar në një sistem të plotë të menaxhimit të marrëdhënieve me klientin, me dy aplikacione, dhe kjo kushton para”.
Vitet e fundit, kompania është zgjeruar në tregje të reja, si Australi, SHBA, Atlanta e Las Vegas, por numri i punonjësve ka rënë. Nga 600 ka shkuar në 350, sepse ka më shumë konsumatorë online.
Pavarësisht kësaj, biznesi është rritur dhe tani bëhen bisedime me investitorë potencialë.
Një analist i shitjes me pakicë në Mintel, e shikon si nevojë një lloj biznesi si ky, duke e justifikuar me faktin që njerëzit nuk kanë kohë të pastrojnë vetë.
“Kompanitë si “Fantastic Service”, e bëjnë më të lehtë punën për njerëzit dhe gjithmonë shtojnë nivelin e besimit, për shkak se të garantojnë punën”, thotë ai.
“Fantastic Srevice” përdor teknologjinë, dhe aplikacionet në celularë e kanë bërë më të thjeshtë komunikim dhe mënyrën për të marrë shërbimin më shpejt.
Analisti e shikon që kompania e tyre do të ketë konkurrencë, sepse ka hyrë në treg Amazon dhe John Lewis, por përsëri ata do të kenë avantazh, sepse janë gjendur më herët në treg dhe është një markë e besuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Përpara se të hapte “Fantastic Service”, Sovndahl ishte shef kuzhine në një nga restorantet më të mira të Danimarkës, por alergjia ndaj butakëve e detyroi ta linte kuzhinën në vitin 2002.
Sovndahl është nga ata njerëz që edhe me pushime nuk qëndrojnë ulur në çadër të plazhit, por mësojnë një gjë të re.
Para 5 vjetësh në Meksikë, ai mësoi të zhytej, dhe thotë se nga zhytja ka parë gjëra që shumë pak njerëz i shohin, dhe e përshkruan si një hapësirë të pabesueshme.
Sipërmarrja të çon në një ide biznesi, dhe Sovndahl ka hapur një dyqan zhytjeje.
“Më pëlqen shumë që kam investuar në një dyqan zhytjeje, sepse gjithë shpenzimet po mblidhen. Bëra një marrëveshje me pronarin. Investime më të madhe duket të jenë në horizont, sepse priten peshq të mëdhenj”./Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini/-dritare.net