Nëse flini mbi 8 orë, do përballeni me këto probleme shëndetësore!
Dritare.net
1. Probleme me peshën e tepërt
Studime të ndryshme kanë treguar gjumi I tepruar lidhet me obezitetin dhe diabetin. Pra, nëse flini shumë gjumë rrezikoheni drejtpërdrejtë nga shtimi i peshës. Zgjimi vonë do të thotë më pak aktivitet fizik.
2. Çrregullime depresive
Njerëzit që kanë çrregullime depresive, kanë çrregullime dhe në gjumë, sepse flenë më shumë sesa njerëzit e zakonshëm. Është një cikël vicioz, sepse gjumi I gjatë shkakton lodhje dhe dëshpërim.
3. Sëmundje zemre
Nëse flini për orë të tëra, ju do rrezikoni nga sëmundjet e zemrës. Në ditët e sotme, shanset e prekjes nga sëmundjet e zemrës janë rritur dhe nëse flini më shumë se 8 orë rrezikoheni nga ndonjë atak. Kujdes! Studimet kanë treguar se rastet janë më të shpeshta te gratë, sesa te burrat.
4. Dhimbje koke
Edhe kur flini shumë, dhe kur flini pak, do keni dhimbje koke. Gjumi I tepërt prek neurotransmetuesit tuaj në tru, dhe ndikon në nivelin e serotoninës, prandaj keni dhimbje koke.
5. Probleme me memorien
Gjumi i tepërt ndikon edhe në tru. Nëse ju flini më shumë se tetë orë, truri do humbasë aftësinë të kujtojë gjëra dhe do humbasë aftësinë e përqendrimit në detaje.
6. Pagjumësia
Mund t’ju duket e pabesueshme, por pagjumësia vjen nga gjumi I tepërt I një ditë më parë. Pra nëse një natë flini shumë dhe një natë pak, do keni çrregullim gjumi, që më pas çon në pagjumësi./E.B-dritare.net