Nëse e shihni me ulje nuk është Louis Vuitton, ja pse kjo kompani nuk ul kurrë çmimet!

Ideja më ekonomike për të blerë produktet e markë Louis Vuitton është të presësh uljet. Mirëpo ka një problem me këtë ide, marka luksoze franceze nuk bën kurrë ulje çmimesh. Pse?

Kur Henri Racamier, mori nën drejtim markën Louis Vuitton dhe vuri në zbatim një metodologji të quajtur, integrimi vertikal, që do të thotë se LV kishte kontroll të plotë që nga prodhimi derisa mallrat t’ju shiteshin klientëve.

Racamier bëri që produktet e markës LV, të mos shiteshin në asnjë dyqan tjetër që nuk ishte i Louis, pasi kur Louis shiste produkte me shumicë, dyqanet vendosnin çmime më të larta dhe përfitonin shuma të mëdha parash.

LEXO DHE :  Ndeshja Francë-Shqipëri, gjelat shënojnë golin e parë

Louis shet produktet vetëm në dyqanet e veta me çmime të larta dhe i gjithë fitimi është për kompaninë duke mos pasur nevojë të shesin me shumicë.

Kompania e markës luksoze me këtë strategji mund ta kontrollojnë më lehtësisht kur një produkt nuk pëlqehet, prandaj duke pasur kontroll të plotë në prodhim e ndalojnë por nuk e ulin asnjëherë çmimin./e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.