Nëse e doni veten, mbani larg këta 4 lloje njerëzish!

Një shprehje thotë, “Më thuaj më kë rri, të them kush je”.

Ne jemi mesatarja e pesë njerëzve që kalojmë më shumë kohë.

Për të marrë gjërat që dëshirojmë në jetë (lumturi, para, paqe, dashuri etj) duhet të shmangim disa njerëz nga jeta jonë sepse ata mund të jenë shkak i mos arritjeve tona. Dritare.net sugjeron që këta 4 lloje njerëzish t’i shmangni me çdo kusht nga jeta juaj.

1.Abuzuesit dhe kritikët

Image result for critic people

Nëse dikush nga rrethi juaj shoqëror është fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht abuziv, është e rëndësishme ta largoni nga jeta juaj. Kujdesuni për veten sepse mund t’ju lëndojnë. Kritika është jashtëzakonisht e dëmshme në një marrëdhënie. Nëse gjykimi e mund vlerësimin, atëherë dhe marrëdhënia me personin kritikues duhet të ndryshojë.

2.Penguesit e energjisë pozitive

Image result for positive and negative people talking

A keni dikë në jetën tuaj që ju tërheq nga ajo që bëni me argumentin se nuk ia vlen? Këta njerëz janë negativ dhe nuk ju lejojnë progres. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Qëndroni më pak më atë person dhe flisni më pak për gjërat tuaja.

LEXO DHE :  Meghan Markle publikon foton që s'e kishim parë nga pagëzimi i princit Archie

3.Mospërfillësit

Image result for Contempt

Përbuzja është një nga faktorët kryesorë që marrëdhëniet janë jo të shëndetshme. Nëse dikush po flet me ty dhe ndërkohë mendjen dhe sytë i ka diku tjetër, kuptoje se po të injoron. Mospërfillësit është mirë t’i shmangni nga jeta.

4.Përfituesit

Image result for person who help working

A keni ndonjë në jetën tuaj që gjithmonë ka nevojë për ju, por nuk përgjigjet kur ju keni nevojë? Është koha që përfituesve t’ua tregojmë vendin dhe limitin e tyre. Jeta është reciproke, nëse nuk jep nuk do marrësh./E.B- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.