Negociatat për integrimin, KE: Gjithçka varet vetëm nga Shqipëria
Dritare.net
“Siç është gjithnjë rasti me procesin e zgjerimit do të jenë pikërisht përpjekjet e Shqipërisë, meritat që do të ketë vetë Shqipëria që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshme që do të hidhen në lidhje me Shqipërinë. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitiv që ka dhënë Komisioni Europian, e ka bërë në mënyrë të qartë që kjo do të jetë në varësi të zbatimin të besueshëm dhe të mirë të Reformës në Drejtësi në përgjithësi, e në veçanti të ligjit për vetingun”, deklaroi Christian Danielsson, Drejtori i Zgjerimit në KE.
Kjo deklaratë vjen vetëm një javë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Teksa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha theksoi se ajo që ka rëndësi nuk është data, por zbatimi i Vettingut.
“Data në vetvete nuk është e rëndësishme. Ajo datë që është e rëndësishme është presioni që të gjithë ne mund të bëjmë për të nisur sa më parë procesin e vettingut. Kjo do të jetë dhe data kur Shqipërisë do t’i jepet mundësia për të vazhduar me bisedimet për anëtarësim”, u shpreh Gjosha.