Negociatat/ Ish-kryeministri italian D’Alema: Vendim i gabuar i një pakice, që dëmton besueshmërinë e BE! 

Ish-kryeministri italian Massiom D’Alema ka komentuar vendimin e Këshillit të Europës, për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për News 24, , D’Alema e cilësoi një vendim të gabuar të pakicës së vendeve të BE, që rrezikon të dëmtojë kredibilitetin e BE.

“Mendoj se ky vendim ishte i gabuar, fatkeqësisht ishte një vendim i pakicës në BE, pasi pjesa më e madhe e vendeve ishte në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryesisht Franca dhe Holanda kundërshtuan duke krijuar një situatë jo të pëlqyeshme që unë shpresoj të ndryshojë shumë shpejt. Jam i nderuar që vendi im ishte në favor të negociatave me Shqipërinë duke konfirmuar një marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi me Shqipërinë.

 Nuk më takon mua të flas se çfarë mendon opozita apo qeveria në Shqipëri, por unë çmoj punën që po bën qeveria shqiptare e cila po çon përpara një politikë për modernizimin e vendit por në të njëjtën kohë mbështes dialogun. Shpresoj që edhe në Shqipëri të ndiqet një rrugë për të gjetur dialogun dhe një aftësi e madhe nga forcat politike që të dëgjojnë njëra-tjetrën, sepse kjo është e nevojshme për të ardhmen e vendit. Unë nuk marr pjesë në luftën e brendshme politike shqiptare. Vlerësoj qeverinë si dhe inkurajoj të gjithë që të gjejnë gjuhën e dialogut demokratik”, u shpreh ish-kryeministri Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Mbyllet për herë të dytë klubi i famshëm në Tiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.