Zelanda e Re është tronditur nga një sulm terrorist mëngjesin e së premtes. 49 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën me dhjetëra pas të shtënave me armë në dy xhami. Autori i sulmit në xhaminë Al Noor, ka filmuar veten duke kryer masakrën mbi besimtarët dhe është identifikuar si Brend Tarrant. Para se të hynte në xhami, 28-vjeçari që figuron shtetas australian shihej teksa në makinën e tij dëgjonte një këngë nacionaliste serbe që nderonte kriminelin e luftës, autorin e masakrave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiç. Ka qenë gazetari, Harald Doornbos që ka publikuar në Twitter një video të australianit, teksa dëgjonte këngë serbe në makinë, pak çaste para se të kryente sulmin.
“Sapo vura re se, kënga që dëgjohet në makinën e autorit të sulmit në dy xhamitë është një këngë nacionaliste serbe që përgëzon kriminelin e dënuar serb të luftës, Radovan Karaxhiç.
"Karaxhiç do të udhëheqë serbët, Karaxhiç kryeson serbët.",- dëgjohet në këngë, shkruan gazetari./K.C/dritare.net