Atentat në Vlorë, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poro të Vlorës, në orët e vona të natës.

Dy të rinj janë qëlluar teksa po ktheheshin me motor në shtëpi. Për pasojë njëri ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri është plagosur rëndë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se viktima ishte 22 vjeç me emrin Sotiraq Mhilli, ndërsa e plagosuri është identifikuar me emrin Eno Mata, 32 vjeç.

LEXO DHE :  Dojna Mema tregon dy gabimet që bën më shpesh në jetë!

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së kanë mbërritur sapo ka ndodhur ngjarja dhe po hetojnë për rrethanat.

Gjithashtu mësohet se në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët./E.B-dritare.net

Në të majtë i plagosuri Eno Mata. Në të djathtë, viktima Sotiraq Mhilli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.