Vrasja në Vlorë, fqinjët: Burri i Evës ishte xheloz
E Mërkurë 6 Shkurt 2019, 13:01
Dritare.net
“Vajza ka ardhur në mëngjes në Vlorë se ajo rrinte në Tiranë, ishte studente. Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ata jetojnë prej 5 vitesh në shtëpinë e vëllait të tij në Vlorë. Por ishte shumë xheloz. Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krihte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda. Kanë ardhur nga Bunavia që të punonte dhe ai. Se shtëpinë e tyre e kishin në Bunavi.",- u shpreh një fqinje./K.C/dritare.net