Hoteli buzë liqenit, nuk njihet më. Çdo gjë është luksoze dhe e rafinuar. Çdo detaj elegant dhe i mrekullueshëm.
Problemi i vetëm që ka, është që gjithmonë e gjen plot. Pandit, të zotit, i bie telefoni çdo çast, këtë messhtatori, ngaqë njerëzit nuk po mësohen dot me fundin e pushimeve dhe duan një fundjavë sërish, për të larguar stresin e ditëve të para në punë.
“Po se mos në gusht bëmë pushim,” - thotë Pandi. Këtu është vetëm plot e përplot. Mesa duket, qysh nga koha kur Enver Hoxha bënte pushimet në Tushemisht, këtej është toka e pushimit absolut. Ajri këtu peshon, por të ngop plotësisht dhe të bën të mendosh se në Tiranë nuk ka më ajër.
Dhe ushqimi, korani në tavë balte, ndërsa kulaçi piqet në saç. Këtu thonë edhe rakia ikën lumë, se ngjan si uji i Tushemishtit që nuk ka të ngjashëm.
Pastaj shëtitja te plazhi i varkave, rëra nën këmbë që rënkon, peshqit në lojën e mëngjesit me pulëbardhat dhe klithjet e vogla të fitimtarëve që zakonisht janë pulëbardhat.
Kur sheh këtë video e beson pse Dritëro Agolli rrinte te #Millenium, një muaj në vit, për 12 vjet rresht
Mund të jesh edhe ti pjesë e gjithë tablos, që në fakt bëhet e plotë nga njerëzit, ata që e mbushin me hare këtë copë mrekulli, në Tushemisht, në Hotel Millenium, te Pandi./dritare.net