Sulmet në Sri Lanka, në total 290 të vdekur
E Hënë 22 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Numri i viktimave nga sulmet ka shkuar në total 290 të vrarë. Deri tani policia ka shoqëruar 24 persona, por ende nuk dihet kush është autori i sulmeve që u mori jetën qindra njerëzve.
Nga sulmi janë plagosur edhe 500 persona. Vendi tashmë është në një shok pas shpërthimeve, dhe kjo është dhuna më vdekjeprurëse që pas luftës civile në 2009./E.B-dritare.net