Në samitin e Minishengenit Ballkanik edhe presidenti i Malit të Zi: Kush ka ambicie për BE të bashkohet

Në samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik në Tiranë mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Gjatë fjalës së tij, Gjukanoviç tha se nisma si kjo e samitit i shërbejnë përmirësimit të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Ai shprehet se samiti i radhës do të zhvillohet në Mal të Zi. Gjukanovic ka shprehur solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Ne vizituam zonat e prekura, pamë një numër të konsiderueshëm të banorëve që vuajnë pasojat e tërmetit. Dua të nënvizoj solidaritet me Shqipërinë, e gjithë vendet që ndodhin në situtata të ngajshme. Jemi të angazhuar në solidaritet me Shqipërinë për pasojat e këtij tërmeti.
Ju falënderoj për këtë rast që na dhatë për të diskutuar me ju mundësitë që kjo iniciativë mund të sjellë. Sic tha edhe kryeministri Edi Rama, kjo iniciativë është pjesë përbërëse, është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e saj, mund të bashkohen me të. Kemi qenë anëtare në 27 iniciative rajonale, tregojnë mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon. Krijojnë mundësi për të forcuar kapacitetet tona për bashkëpunim.
Rama gjatë takimit sot, përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër. Jemi të gatshëm për ta organizuar atë, duhet të nxisim dialogun e të bëjmë përpjekje të përfshijmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme që këto aktivitete të jenë në harmoni me iniciativa të tjera. Kemi folur për përmirësimin e lirive, bazë e minishengenit, është koha t’i zbatojmë ato .
Është e rëndësishme që cdo iniciativë ta shohim një mundësi për progres dinamik. Secili prej vendeve tona do të jetë pjesë e BE, dhe kjo është përgjegjësi e qeverive tona. Në takimin sot, shpjeguam sa mundësi ofron një takim i tillë.”,- tha ai./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Aulona Musta poston foto me të bijën: Ne jemi shoqe të ngushta!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.