Janë arrestuar 4 persona që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit. Mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani. Dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.
Ende nuk ka ardhur ndonjë njoftim zyrtar nga policia, përsa u përket arrestimeve të sotme./K.C/dritare.net