Shpërthim me tritol në një ofiçinë në Fushë-Krujë
E Premte 19 Prill 2019, 10:10
Dritare.net
Mësohet se lënda plasëse i është vënë një ofiçine në Kamberas, rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm.
Ofiçina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale B.D., 36 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e vënies. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale./E.B-dritare.net