Në mes të vapës tregtonin produkte të skaduara, 26.5 milion lekë gjoba për 4 subjekte

AKU ka gjobitur 4 subjekte, një në Tiranë dhe tre në korçë pasi tregtonin produkte të skaduara.

Gjoba ndaj subjekteve janë marrë pasi janë kryer një sërë kontrollesh në një rrjet supermarketesh me qendër në Tiranë dhe Korçë, të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrin.

AKU gjobiti me 2.65 milion lekë të reja gjobë supermarketet si dhe janë sekuestruar për asgjësim produktet e skaduara që tregtoheshin në këto subjekte.

Masat e marra nga AKU

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” me aktivitet “importim, magazinim dhe tregtim të produkteve ushqimore”, Tiranë, u konstatuan 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi për të cilat u mor masa e bllokimit të menjëhershëm. Gjithashtu u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe nuk kishte marrë masat e nevojshme për plotësimin e mangësive të konstatuara nga inspektimi i kaluar.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë pӫr hedhje nӫ treg tӫ ushqimeve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 për mosrealizimin e detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës,

U bë bllokimi i 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kostana shpk”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe të paetiketuara në gjuhën shqipe (makarona, bonbone, patatina, vafer, llokume, miell misri etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme;

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

LEXO DHE :  Gazetarët shqiptarë shkojnë në Siri për të raportuar, u plasin bombat pranë hotelit

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Niko Male”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare (produktet mbaheshin edhe në ambiente sanitare). Gjithashtu u gjetën një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe pa etiketë (karamele, vezë, fara kungulli, kuti konservash, pije energjike dhe freskuese, miell etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 400,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë dhe pakicë”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre./e.k-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.