Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Plagosen 7 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Lushnjë-Berat, dhe për pasojë janë plagosur disa persona. Mësohet se, një mjet tip Benz është përplasur me Toyota-n duke lënë të plagosur disa persona mes tyre dhe 3 fëmijë.

“Sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.”,– njofton policia/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Robert Bosch: Protestat e opozitës, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.