Vrasja në lokal/ Merret në pyetje këngëtarja, Elvana Gjata
E Premte 5 Tetor 2018, 11:11
Dritare.net
Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.
Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime për “BalkanWeb” pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike./bw