Në lidhje me Zac Efron? Selena Gomez tregon si qëndron e vërteta!
Dritare.net
Ndërkohë, Selena ka dhënë intervistën e parë për këtë vit në Dream It Real. Në këtë intervistë, Selena u tregua e sinqertë për veten e saj. Ajo foli për terapinë, shtrimin në spital psikiatrik etj. Gjatë intervistës, Selena tha se, nuk do ta quajnë të bukur.
"Unë nuk mendoj se njerëzit e njohin zemrën time. Unë nuk i vlerësoj shumë njerëzit që më gjykojnë në pamjen time. Kënaqem kur djemtë më thonë: "Je e bukur!". Po unë jam, por vetëm dua që njerëzit të më duan për personin që jam.",-tha Selena, informon dritare.net
Selena tha se, po përpiqet të jetë mendërisht e shëndetshme, duke hequr dorë nga Instagrami.
"Nuk është e shëndetshme të rri gjithë kohës aty, sepse kur rri shumë në Instagram, dëshpërohem, duke parë njerëz që duken bukur, të mahnitshëm, por ata duan vetëm të më ulin.",- shprehet këngëtarja, informon dritare.net
Selena thotë se, shkon shpesh në terapi, që sipas saj ishte e vështirë ta pranonte, por tani i duket e mahnitshme sepse e ka ndihmuar të kuptojë fëmijërinë e saj. Ajo thotë se, mezi po pret të nxjerrë albumin e saj të ri, por dhe se preferon të rrijë vetëm.
"Mendoj se jam më në fund në epokën, ku dua të jem vetëm." Pra ju që bëni thashetheme kot më kot dhe thoni se është në lidhje me Zac Efron, e morët përgjigjen tani?/K.C/dritare.net