Lufta në Libi, shkaku dhe çfarë rrezikojmë!
Dritare.net
Pas rënies së regjimit të kolonel Ghadafit dhe vrasjes së tij, Libia u zhyt në një luftë civile mes dhjetëra fraksionesh.
Tani, pas gati 9 vitesh, janë dy krahe që luftojnë.
Në një anë është qeveria e Tripolit e cila kryesohet nga Fayez Al Sarraj dhe njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Në krah të saj është edhe Turqia e cila së fundi ka vendosur ta mbështesë edhe me një kontingjent ushtarak.
[caption id="attachment_657198" align="alignnone" width="1024"] Fayez Al Sarraj[/caption]
Përballë Al Sarraj, janë trupat rebele të gjeneralit Haftar, i cili e ka qendrën në Benghazi.
Së fundmi, këto trupa pushtuan edhe qytetin e Sirtes, vendlindja e Ghadafit dhe një pikë e rëndësishme në ofensivën e Haftarit për të rrethuar Tripolin.
Haftar mbështetet nga Arabia Saudite, Rusia e cila ka çuar edhe mercenarë, dhe shtete të tjera arabe.
[caption id="attachment_657199" align="alignnone" width="1024"] Gjeneral Haftar[/caption]
Beteja për dominim në Libi është më shumë se luftë civile.
Libi është emri që i dhanë romakët asaj hapësire.
Në kohën otomane, vendi ishte i ndarë në Vilajetin e Tripolitanës që ishte e populluar nga tribu të vogla, dhe në Mytesarifllëkun e Cirenaikës që kishte autonomi të gjerë dhe koagulohej nga një lloj sekti i islamit i quajtur senusit dhe i interpretuar nga themeluesi i saj, Muhamed Sanusi i cili krijoi një rrjet manastiresh dhe hanesh të administruara nga ndjekësit e tij.
Pas pavarësisë nga otomanët, italianët e pushtuan dhe bashkuan dy rajonet në një të vetëm me emrin e marrë nga romakët dhe që njohim sot, Libi.
Pas luftës së dytë botërore, britanikët krijuan mbretërinë e Libisë ku mbreti Idris ishte një senusit.
Me grushtin e shtetit të Ghadafit, Libi mbizotërohet nga tripolitanët.
Ndaj lufta e sotme më shumë se një luftë civile është një luftë konkurrence se cili nga dy rajonet e dikurshme otomane do mbizotërojë tjetrin, ndërsa zgjidhja do të ishte një federalizëm i Libisë.
Deri atëherë, komuniteti ndërkombëtar i kryesuar nga Italia është duke bërë përpjekje paqëtimi por pa sukses. Tentativa e fundit e kryeministrit italian dështoi, pavarësisht mbështetjes nga BE.
Ndërkohë mungesa e stabilitetit bën që lumi i emigrantëve nga zemra e Afrikës që kalojnë nga bregu i askujt, drejt Italisë e pastaj vendeve Evropiane, të kthehet në një shqetësim. /dritare.net