Bombardimet në Kosovë, del fotoja e Fjolla Morinës në gjendje të fikëti
E Hënë 25 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Shumë qytetarë të Kosovës kanë parë tmerr me sy për 72 ditë. Qytetarët kosovarë u drejtuan në Bllacë për të shpëtuar nga barbarizmi serb. Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja, Fjolla Morina. Ndërkohë, në një foto të publikuar së fundmi, shihet këngëtarja në gjendje të fikëti, në Bllacë.
Pranë këngëtares, asokohe në moshë të vogël, qëndron e ëma duke qarë./K.C/dritare.net