Tërmetet në Korçë/ Rama: Shtëpitë e prishura, do të rindërtohen nga fondet e fushatës

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar takim me banorët e njësisë numër 10 në kryeqytet. Ndërkohë, Rama ka folur edhe për gjendjen në Floq të Korçës, pas tërmeteve që shkatërruan dhjetëra banesa. Rama tha se, shtëpitë e prishura do të rindërtohen dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës.

“Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, çdo bashki do marri përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si PS të japim ca kontribute, më mirë të ndërtojmë një shtëpi aty se sa të bëjmë ca postera. Pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë.”, -tha Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.