Në këto 8 qytete mund të blini një shtëpi që kushton sa një copë picë!
Dritare.net
Ne të dritare.net sot në këtë artikull do t'iu tregojmë disa nga qytetet në botë, ku mund të merrni një shtëpi pothuajse falas.
Sambuca, Itali
Askush nuk do e besonte, këtë që ndodh në Sambuca të Italisë, ku pasuritë e paluajtshme si, shtëpitë mund të blihen duke filluar nga 1 dollar.
Këto shtëpi janë të vendosura në qytete ku ka pak njerëz. Sambuca është një nga fshatrat italian ku ka ende shtëpi që kushtojnë vetëm 1 dollar. Kleçka e gjithë kësaj, mbetet te pronari, sepse i lë blerësit të shpenzojë të paktën 15,000 dollarë për rinovimin e saj.
Roubaix, Francë
Kush nuk e pëlqen Francën, periferitë e saj dhe sidomos Parisin. Por shumë qytete në Francë kanë arkitekturë dhe infrastrukturë që ju lë të mahnitur. Një ndër ta është edhe Roubaix, një qytet i vogël që ndodhet në veri të Francës dhe është fantastik, dhe i përshtatshëm edhe për ju. Në kufi me Belgjikën, ky qytet është ekonomikisht i qëndrueshëm dhe po zhvillohet me hapa të shpejtë.
Në Roubaix mund të blini një shtëpi të vogël për vetëm 1 dollar. Blerësi duhet të jetojë në këtë shtëpi për të paktën 5 vjet dhe gjithashtu duhet të investojë kohë dhe para në rinovimet e pronës së braktisur.
Tokio, Japoni
Edhe në vendet e mbipopulluara ku ne mendojmë se nuk ka vend më për banorë të rinj, dritare.net informon se mund të ketë shumë shtëpi bosh. Në Tokio njerëzit janë gati t’i japin shtëpitë e tyre falas sepse nuk u nevojiten më. Kjo është për shkak të një bestytnie unike që japonezët kanë: të gjitha shtëpitë ku ka pasur një katastrofë apo një krim mendohet të jenë të mallkuara. Ata mendojnë se vende të tilla sjellin fat të keq. Ky është një supersticion i përhapur në të gjithë Japoninë, prandaj është shumë e lehtë të marrësh një shtëpi atje.
Okutama, Japoni
Japonia ka një larmishmëri vendesh, ku përveç kulturës dhe traditave të veçanta që japonezët vazhdojnë i ruajnë edhe sot, ka bukuri të rralla natyrore. Nëse keni nevojë për vende të tilla, ju mund ta keni shumë të lehtë jetesën në Okutama. Është një qytet fantazmë në Japoni, por peizazhet atje e bëjnë këtë vend të veçantë. Nga programet që kanë krijuar autoritetet lokale, pas interesit të lartë të të rinjve për këtë vend, ekzistojnë kërkesa të veçanta për blerësit. Për tu bërë pronar i një shtëpie në këtë qytet të Japonisë, mjafton të jeni të paktën 22 vjeç.
Buffalo, SHBA
Për një shtëpi në Buffalo ju mjafton të keni disa kritere sipas rregullave të kërkuara nga autoritetet, dhe kështu kualifikohesh për të blerë një pronë për vetëm 1 dollar.
Kriteret që kërkohen janë: Të jesh qytetar i ligjshëm i qytetit, të jetosh në shtëpinë tënde të re për të paktën 3 vjet dhe të investosh një sasi të konsiderueshme parash për rinovimet e saj. Nëse i plotëson këto kritere, pranohesh të jesh pronar i një shtëpie në Buffalo, sepse autoritetet shpresojnë se ti do ta bësh qytetin e bukur dhe të banueshëm pa shpenzuar shumë para.
Detroit, SHBA
Për faktin se banorët e Detroitit në SHBA kanë humbur shpresën se qyteti i tyre do ja dilte një ditë, ata vendosën të shisnin shtëpitë e tyre për një shumë parash fare të vogël. Por për këto shtëpi, nuk kanë nevojë njerëzit që kanë dy ose tre shtëpi të tjera, sepse janë shtëpi që mund t’i hyjnë në punë vetëm njerëzve të pastrehë, informon dritare.net.
Liverpool, Britani e Madhe
Edhe në Liverpool ekziston problemi i shtëpive të pabanuara. Edhe pse vendi është zhvilluar me hapa të shpejtë, çdo ditë e më shumë, njerëzit po lëvizin drejt kryeqytetit për një jetë më të mirë, që të jep mundësi të një karriere të suksesshme. Sipas statistikave 200,000 shtëpi janë bosh rreth 6 muaj , në Britaninë e Madhe. Të braktisura që prej pronarëve të parë në vitet ’70, ’80, ’90, informon dritare.net, për këto shtëpi kriter i parë për tu bërë pronar është rinovimi i shtëpisë.
Candela, Itali
Nëse akoma nuk besoni se mund të gjeni edhe shtëpi me 1 dollar dritare.net informon se autoritetet e Candela, në Itali janë të gatshëm të paguajnë 2.000 dollarë për ju nëse shkoni për të jetuar në qytetin e tyre. E vetmja arsye e kësaj tolerance nga ky qytet, është mos braktisja e qytetit. Në 1990, kishte 9,000 banorë, por deri më sot kanë mbetur vetëm 2,700 njerëz. Njerëzit janë larguar që aty për një mundësi më të mirë.
Nëse shkoni për të jetuar në Candela, ju duhet ta vendosni për t’u bërë banorë i përhershëm i qytetit dhe gjithashtu të keni një shumë të ardhurash prej 7,500 në vit. Nëse do shkoni për të jetuar vetëm do ju duhen vetëm 800 dollarë, e nëse shkoni me familjen tuaj, ju duhen 2,000 dollarë.-Përshtati nga Brightside/A.C/dritare.net