Homoseksualizmi në këtë vend dënohet me vdekje
E Mërkurë 3 Prill 2019, 21:09
Dritare.net
Gjatë një fjalimi publik sot, sulltani i vendit të vogël në Azinë Juglindore i bëri thirrje popullit për "një mësim më të fortë islamik".
"Dua që Islami në këtë vend të jetë më i fortë," tha Hasanal Bolkiah, raporton AFP.
Sipas ligjit të ri, homoseksualët do të dënohen nëse pranojnë se janë homoseksual ose dikush i gjen ata duke çuar dashuri, transmeton KsP.
Brunei shtrihet në ishullin Borneo dhe sundohet nga sulltani Hasanal Bolkiah (72), i cili ka pushtet absolut dhe opozita nuk ekziston.
Bolkiah kryeson Agjencinë e Investimeve në Brunei, e cila zotëron disa nga hotelet më të mëdha në botë, përfshirë Dorchester në Londër dhe Beverly Hills në Los Anxhelos./E.D-dritare.net