Në kërkim për vrasje në Itali, i ‘forti’ i Peqinit thyen arrestin e shtëpisë dhe rreh policin
Dritare.net
Konflikti mes Astrit Sufalit dhe policët, ka nisur pasi këta të fundit i kanë bërë shenjë përe të ndaluar makinës ku udhëtonte Sufali bashkë me Nikë Manahasën dhe Curri Dudjan.
Në debat e sipër Sufali ka goditur njërin nga policët e postbllokut dhe të tre personat kanë hipur në makinë dhe ja kanë mbathur në drejtim të paditur, ndërkohë janë shpallur në kërkim, shkruan Shqiptarja.com.
Astrit Sufali është një emër i njohur pasi është i dënuar në Itali me 19.7 vite burg për vrasje, trafik droge dhe prostitucion.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar Sufali është arrestuar me qëllim ekstradimin 2 vite më parë në Peqin, në një operacion ku mori pjesë dhe RENEA. Pavarësisht operacionit dhe akuzave për të cilat Sufali kërkohet në shtetin fqinj, Gjykata ka dhënë masën arrest shtëpie.
Kjo ngjarje u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka hedhur akuza se polica ka fshehur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë.
Statusi në Facebook i Berishës.
.Doktor ka ndodhur një ngjarje e rëndë, në qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehtë nga policia Elbasanit dhe Peqinit.
Të dy personat që kanë rrahur policët janë në kërkim nga Interpoli për vrasje në Itali./e.k-Dritare.net