Në një prononcim për News24, nëna e Dritan Haxhollit, që mbeti viktimë nga ngjarja e mbrëmshme në Kavajë, tha se lajmin e kishte mësuar nga televizionet. Ajo u shpreh se nuk ishte e shqetësuar që djali po vonohej, pasi ky ishte një ritual i tij për çdo natë. Ndërkohë në media janë publikuar të dhëna të tjera nga jeta e Haxhollit. Sipas Balkanweb ai ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Familjarët deklaruan se marrëdhënia me Marsidën ka qenë një veç lidhje pasioni dhe jo serioze. Ai nuk ia kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar. Ata shprehen se Dritani ishte tip problematik dhe rrinte gjithmonë i armatosur. Më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. Por ata janë shprehur se nuk prisnin që kjo ngjarje të ndodhte, përsa kohë që lidhjen me Marsidën nuk ishte serioze./L.F-dritare.net