Në gjyq me Shkëlzen Berishën, Balla-Prokurorisë: Të vijojnë hetimet, Kalaj në Kosovë

Pas përballjes me Shkëlzen Berishën në gjyq, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të tij, Sali Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH-së. Ndërkohë tha se, dëshmitari kyç për këtë çështje Ndue Kalaj, ndodhet në Kosovë ku kandidon për anëtar të Komunës së Prizrenit.

 “Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje ti vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Klaajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht. Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ. Dua ta përdor këtë moment për ti bërë një thirrje prokurorisë që të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që t’i vihet në dispozicion SPAK.”,– tha Balla./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  "Më avash se breshka", Tahiri me zor po pret vendimin e gjyqit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.