Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre. Policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./L.F-dritare.net