Viktima e atentatit në Elbasan, djali i një polici burgu
E Premte 13 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net
Mësohet se viktima është djali i një polici burgu.
Autorët kanë qëlluar në drejtim të makinës ku ndodheshin të rinjtë dhe janë larguar me shpejtësi. Në polici janë shoqëruar dhjetëra persona, si dëshmitarë të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale./K.C/dritare.net