Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po t’i them!

Nga Kreshnik Spahiu

I dashur Azem,
Atë natë mbërita i pari në shtëpinë tënde. Ishte terr dhe qielli gjëmonte më fort se krismat e kallashnikovit.

Ishte nata ku mijëra demokrat shpërthyen në vaj. Rreth orës 16.00 më telefonove dhe më the të takoheshim në mbrëmje pasi do ktheheshe nga mitingu në Muzeqen e Myslym Murrizit.

Ti u ktheve por si gjithmonë të kishin zënë prit në oborrin e PD, këtë rradhë për të të larguar pērgjithmonë nga ëndrrat e tua.

Krismat e kallashnikovit më bën të vrapoja drejt familjes tënde. Nuk doja që ata të ishin vetëm.

Atje gjeta Kirin dhe Rudinēn të përlotur rreth Fatmirës e cila mbante Azemin e ri ende 6 muajsh brenda saj.

Nuk do ti harroj kurrë sytë e Rudinës. Janë identik të pandryshuar edhe sot.
Në sytë e saj lexoja trishtim, panik, melankoni, vuajtje, dhimbje dhe hakmarrje!
Shumë gjëra rrodhën dhe kohēt ndryshuan.

8 vite pas vrasjes tënde, në parti u shfaq një djalosh, mik i familjes Berisha. Kishte punuar përkthyes 1 vit në Mitrovicë.

Erdhi dhe mori plot dhurata. Ditën e parë të punës mori dy rroga. Një si Ministër dhe rroga tjetër si deputet.

I dashur Azem ti e krijove dhe u flijove për atë parti por Berisha s’të lejoj kurrë të bëheshe ministër.

Tashmë erdhi koha e maskarenjve por e atyre që ti si njohe kurrë dhe fatmirsisht as dorën nuk u ke dhënë në jetë.

Në Shqipëri u kthye edhe një tjetër emigrant që prej shumë vitesh drejton Shqipërinë.
Ai quhet Edi Rama, i cili me kursimet si emigrant ka blerë një fshat dhe është jo vetëm lider i shqiptarve por e quajnë lider global.

Të dy emigrantët që ti nuk i njohe kurrë, Luli dhe Edi janë dyshja më e dashur por dhe më të urryer për popullin.

Pas disa vitesh vajza jote e shkëlqyer, Rudina braktisi Washingtonin dhe profesionin, për tu ngujuar në çadrën e tradhëtisë.

U ngujua 90 ditë sepse besoi që kauza e një Republike të Re po frynte në Shqipëri. Në fund ajo çadër u mbyll me gjith kauzat, për të hapur një epokë të re: Koalicionin historik teknik PD-PS.

LEXO DHE :  Zgjedhjet lokale në Greqi/ Exit-Poll: Fiton opozita e Demokracisë së Re

I dashur Azem, Shqipëria s’ka ndryshuar aspak madje ka shkarë poshtë e mē poshtë por PD-ja ka ndryshuar 100%.

Aty nuk ndodhet askush nga ata që le pas. Disa u vranë, disa vdiqën në aksidente, disa ikën emigrant, dhe gjithë themeluesit e tjerë janë papunë rrugve. 100% e themeluesve të vitit 1990 i largoi.

I ka fshirë nga faqja e dheut doktori që vazhdon të jetë kryetar por vetëm ka ndryshuar zyrën dhe i jep rrogën Lulzim Bashës që ti hap dhe mbyll derën.

E kam të vështirë ta pērshkruaj protretin e Lulzimit se ai s’ka as ngjyrë dhe as pigment.
Nuk është as prej mishi dhe as prej gjaku. Thjesht një produkt hibrid si përzierje e kauçukut me plastelinën.

Dje Berisha kërcënoi Rudinën. Tentoj ta fyente rëndë, ashtu siç di ai. Dje ai tha: “Rudina është e bija e të jatit”. Nuk e fshehu urrejtjen që ka pasur dhe ka ende për ty. Më pas deklaroi se: “Rudinën do e ndjek fati i Myslym Murizit”

Ata janë sërish rrugve dhe protestojnë se nga 1.2 milion votues janë katandis në 300 mijë.
Nuk janë më as të thjesht dhe as të varfër. U pasurian shumë.
Kanë aq shumë para sa s’ka bank zvicerane që t’ia u depozitoj.
Pretentojnë se kanë nisur Revolucion por studentët në dhjetorin e dytë e përzun, Lulin, Edin, edhe Saliun.
PD nga partia e rinisë është shndëruar partia e pleqve,
Nga partia e qytetare, është bërë totalisht provinciale,
Nga parti pro amerikane, sot ka gjithë perëndimin kundër saj.
Gëzuar ditëlindjen Azem, ishe me fat që nuk e njohe kurrë as Lulin dhe as Edi Ramën.
Shqipëria pret që Rudina të vazhdoj kauzën për një Shqipëri ndryshe që nuk mundëm ta bënim unë dhe ti.

Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty!

Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në prit si ty./ Dritare.net

Marrë nga facebooku i autorit 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.