Incidenti i sotëm në fshatin Bularat, me një të vdekur, është shumë më i rëndë se sa duket. Viktima, me sa munda të kuptoj dhe të lexoj edhe faqen e tij në fb, nuk është as i fantaksur, as i marrosur. Është fortë i lidhur me qarqe ekstremiste në Greqi që bien erë Agimi i Arte dhe MAVI (Ushtria për Lirimin e Vorio Epirit), e cila në të kaluarën ka kryer akte terroriste në Shqipëri (1994).
Shënimi/dëshmia e Ministres Greke të Kulturës, M. Zorba, që u ndodh në varrezat e ushtareve greke në Bularat nuk le asnjë dyshim që të gjitha rrëfimet për gjoja ngritje apo zbritje të flamurit grek janë të rreme. K.K. qëlloi mbi policët shqiptare, pa u provokuar nga askush, me qëllim vrasjen e tyre. Sipas posteve të tij në fb ai e sheh me armiqësi të tërbuar qasjen diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë si edhe fqinjësinë e mire mes dy vendeve. Nuk është për t'u habitur. Kjo ka qenë ngaherë dogma e ekstremisteve në Greqi.
Por veçëse ketë radhe sulmi dhe sjellja e dorësit dhe viktimës me pas te kujtojnë taktikat kamikazi te ekstremisteve. Gje qe nuk ka ndodhur asnjëherë me pare.
Greqia kalon një moment shume delikat dhe te turbullt, sidomos pas Marrëveshjes për emrin me Maqedoninë.
Ekstremi i djathte ne Greqi, qe mban marrëdhënie shumë të forta me parashtetin, nuk përjashtohet që të përpiqet te destabilizoje qeverinë e A. Cipras, nëpërmjet trazimit të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ekstremistet kërkojnë të ndezin një konflikt ne Ballkan sepse vetëm kështu mund te mbijetojnë dhe të bëhen "te dobishëm". Meqenëse nuk guxojnë t'a bëjnë diçka të tillë me Turqinë (do t'u kushtonte shume) mendojnë se mund t'a bëjnë me një shtet te dobët si Shqipëria.
Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për të siguruar postat e kufirit nga një sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994. Me qetësi dhe pa nerva të komunikojë me palën greke dhe të sqaroje me hollësi gjendjen si edhe lidhjet e K.K. me qarqet ekstremiste në Greqi.
Ekstremistet janë armiq të dy vendeve dhe jo vetëm të Shqipërisë. Punojnë kundër paqes se te dy vendeve dhe kërkojnë kaos, dhune dhe gjak. Marrë nga FB i Gazmend Kapllanit / dritare.net/