Ndryshimi i kufijve/ Haradinaj flet për luftë
E Martë 7 Gusht 2018, 16:04
Dritare.net
Haradinaj ka përdorur një retorikë të ashpër, duke thënë se ndryshimi i kufijve bëhet veç me luftë.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush mendon që luhen kufijtë ndryshe, gabim është”-tha Hradinaj.
“Krejt kah janë shqiptarë me qejf e kishim marrë, aty s’ka dilemë. Por këta kufij janë vendosur nga lufta e kaluar, janë kufij lufte, janë mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është bukur imagjinatë e lehtë të mendohet se luhet me këta kufij, nuk luhen”, -shtoi ai.
Ajo që ka mbetur mes Kosovës dhe Serbisë sipas kryeministrit, është njohja reciproke, nën kufijtë aktualë./I.M-Dritare.net