Ndryshim kufijsh? Thaçi: Rama ka mbrojtur Kosovën në Beograd, s'ka rol në bisedimet Kosovë-Serbi
E Enjte 9 Maj 2019, 22:10
Dritare.net
Por cili ka qenë roli e Ramës në dialogun Kosovë- Serbi? Presidenti Thaçi është shprehur në studion e Opinion se “Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën”./e.k-Dritare.net