Ndoka: Shqipëria i prishi stabilitetin Holandës

Në “Dritare me Rudinën” në News24, kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se Shqipëria i prishi stabilitetin një shteti tjetër, duke iu referuar Holandës dhe vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Ndoka tha se vendimi ishte një sinjal dhe një shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisë. Ndërsa zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama është i mendimit se nëse kjo situatë nuk mbyllet sot, Shqipëria do të vazhdojë pa zgjedhje të lira edhe për 20 vite.

“Ajo që ka bërë opozita nuk është për ta djegur por për ta shpëtuar nga sjellja që ka bërë qeverisja. Shqipëria ka 28 vjet që nuk bën zgjedhje të lira. nëse kjo situatë nuk mbyllet sot, kjo do vazhdojë dhe për 20 vjet të tjera kështu”, tha Luan Rama.

Ndërsa sipas Ndokës, politika holandeze thotë se është një rrezik i madh krimi që ka mbështetjen e qeverisë.
“Ia kemi prishur stabilitetin një shteti tjetër. Holanda detyroi të merrte një vendim parlamenti sepse stabiliteti i atij vendi po rrezikohet prej Shqipërisë. Politika holandeze thotë se është një rrezik i madh krimi që ka mbështetjen e qeverisë. Pse nuk thonë që Rama duhet të ikë? Së pari ata patën informacionet tyre dhe mbrojtën veten e tyre. Janë sinjale politike. Dhe ai vendim që mori parlamenti sinjal është. Ne do ju bllokojmë fare lëvizjen se keni një qeveri të korruptuar, të lidhur me krimin”, u shpreh Ndoka.

LEXO DHE :  Kur turistët çmenden, dhe rrezikojnë gjith­çka për një foto

Sa i përket djegies së mandateve, Ndoka tha se është mërzitur por jo për vendin e punës, ndërsa nga ana tjetër tregoi se mbështetja e qytetarëve është rritur.
“Jam mërzitur shumë, jo sepse e konsideroj si vend pune. Realisht ndihem mirë, moralisht. Jemi në kauzë me qytetarët. Ndërgjegjësimi i opozitës me djegien e mandatave është maksimal. Zoti Basha ka fituar besimin e qytetarëve. Pra nuk është luftë për pushtetin. Kjo ka qenë pika kulmore dhe rritja e prekshme në të gjitha protestat e opozitës.
Sot vijnë në protestë edhe qytetarë që kanë votuar Edi Ramën. Tre protestat kombëtare u bënë lajm në të gjitha mediat. Mos mendo se ndërkombëtarët e kanë mendjen tek Shqipëria çfarë ndodh këtu. Edi Rama i fitoi zgjedhjet me krimin.”,- u shpreh Ndoka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.