Ndikimi rus në politikën britanike, Clinton: Turp që nuk publikohet raporti!
Dritare.net
Raporti ka leje zyrtare të sigurisë, por nuk do të publikohet deri pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
"Çdo person që voton në këtë vend, dëshiron ta shohë atë raport para zgjedhjeve", ka thënë ish-kandidatja për presidente në SHBA.
Raporti nga Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë së Parlamentit shqyrton veprimtarinë ruse në demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai përfshin pretendime për spiunazh, subversion dhe ndërhyrje në zgjedhje, informon dritare.net.
Raporti gjithashtu përmban prova nga shërbimet e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar si GCHQ, MI5 dhe MI6 në lidhje me përpjekjet e fshehta ruse për të ndikuar në rezultatin e referendumit për BE 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
Raporti u përfundua në mars, por aprovimi për publikimin e tij nuk është dhënë akoma dhe nuk do të jepet derisa të vijë dita e votimit./E.B-dritare.net