"Ndërtova bombë duke parë YouTube"/ Shqiptari tregon si do shpërthente Vienën dhe Dyseldorfin
Dritare.net
Shqiptari 17 vjeç i njohur me iniciale Lorenz K., është prej ditësh i arrestuar nga Policia e Austrisë nën dyshimet e forta dhe i vënë nën akuzë se po bëhej gati të kryente një sulm terrorist në Vienë.
Por nga marrja në pyetje e adoleshentit shqitar, është zbuluar se ai po përgatiste një “bombë provë” të cilën do ta vendoste në Gjermani.
Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm austriak Ëolfgang Sobotka për Reuters, i cili thekson se kjo dëshmi e shqiptarit hedh dyshime të forta se po përgatitej një sulm i koordinuar terrorist si në Gjermani ashtu edhe në Austri. Madje jo vetëm kaq, por shqiptari mësohet se bombën e ka ndërtuar bazuar vetëm nga hulumtimet që ka kryer në internet.
Sipas Ministrit të Brendshëm austriak, terroristët, përfshirë edhe 17 vjeçarin shqiptar, kishin vënë si objektiv të sulmit të tyre, sistemin e metrove në Vienë por edhe në Gjermani.
"I arrestuari ka pranuar se ka ndërtuar një bombë provë që do të përdorej në Gjermani. Këtë ai e ka bërë duke përdorur vetëm materialet dhe udhëzimet në internet.Kjo është e gjitha që mund të ju them për momentin." tha Sobotka.
Ndër të tjera shqiptari ka zbuluar para hetuesve se ka vizituar dy javë Gjermaninë, për të studiuar vendin e vendosjes së bombës. Sipas autoriteteve, objektivi ka qenë qyteti Dusseldorf në Gjermani.
Adoleshenti shqiptar ka rikthyer edhe një herë panikun e sulmeve terroriste në vendet e BE-së, ndërsa është zbuluar se ai ishte një person “me peshë” në radhët e ISIS./gazeta Express.