Ndërtimi te fidanishtja e Universitetit Bujqësor, pedagogë e studentë sërish në protestë
E Premte 5 Prill 2019, 10:10
Dritare.net
Fidanishtja është një ambient ku studentët kryejnë praktikën, ishte pronë private.
Dekani i UBT-së, në një prononcim për News 24, sqaroi se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re.
“Kryeministri na pati premtuar neve se do t’i blejë këto prona që iu kishte dalë pronari dhe do na i kalonte neve që ta modernizonim fidanishten, por tani mësojmë që ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës e ka marrë pronën më 1 Prill”, sqaroi dekani./E.B-dritare.net