Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare mbrojtësi francez
E Shtunë 7 Prill 2018, 14:02
Dritare.net
Lajmin e hidhur e ka bërë publik Klubi i Divizionit Inferior, këtë të shtunë, por pa treguar shkakun e vdekjes së tij.
Ditën e sotme do të luhej edhe ndeshja në “Ligue 2” ndaj Reimsit, por është shtyrë në një afta të papërcaktuar.
Liga franceze e futbollit ka kërkuar që të gjitha klubet në dy kategoritë kryesore të kampionatit vendas të mbajnë nga një minutë heshtjeje përpara ndeshjeve të kësaj fundjave.
“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre./K.Ç/dritare.net