Ndërron jetë foshnja në Durrës, familjarët denoncojnë mjekët
E Mërkurë 12 Shtator 2018, 18:06
Dritare.net
Nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e vdekjes së foshnjës, por dyshimet shkojnë drejt, mosveprimit të mjekëve.
Policia ka nisur menjëherë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”,-thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net