Ndërhyrja në zgjedhje/ Mes Rusisë e FBI, Trump zgjedh Rusinë
E Hënë 16 Korrik 2018, 18:06
Dritare.net
Pas një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin, Trump kundërshtoi agjencitë e inteligjencës amerikane dhe tha se nuk kishte arsye për Rusinë të përzihej në votim.
Putin përsëriti se Rusia nuk kishte ndërhyrë kurrë në çështjet e SHBA.
Të dy presidentët mbajtën gati dy orë bisedime kokë më kokë në Helsinki të hënën.
Në një konferencë shtypi pas samitit, Presidenti Trump u pyet nëse ai besonte agjencitë e veta të inteligjencës ose presidentin rus .
"Presidenti Putin thotë se nuk është Rusia. Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të jetë," u përgjigj ai.
Zoti Trump tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi nuk kishin qenë "kurrë më keq" por pas takimit kjo gjë kishte ndryshuar./ I.M-Dritare.net